Numri i nxënësve në arsim në vend ka rënë, ndërsa faktorët kryesorë mbeten uljet e lindjeve dhe emigracioni i lartë i popullisë që i përket moshave të reja. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, në vitin shkollor 2023-2024, u regjistruan në arsim mbi 530 mijë nxënës dhe studentë, duke shënuar kështu një ulje prej 3,7 për qind, krahasuar me një vit më parë.