Këshilli i Lartë Gjyqësor miratoi hartën e re gjyqësore, në bazë të së cilës reduktohet ndjeshëm numri i gjykatave të shkallës së parë, gjykatave administrative si dhe atyre të apelit. Prej tre vitesh ndryshimet në gjyqësor janë hasur me shqyrtime, kundërshtime dhe analiza të thella, teksa në mbledhjen e posaçme plenare të kësaj të shtune, këshilli i lartë gjyqësor vulosi përfundimisht se çfarë do të ndodhë me gjykatat dhe dosjet që presin në radhë për shqyrtimin e togave të zeza.