Bie ndjeshëm importi i produkteve të akcizës në vendin tonë, në janar të këtij viti. Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave tregojnë se importi i cigares, birrës dhe kafesë ka pësuar një rënie dyshifrore në përqindje në janar të këtij viti, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2023, teksa e kundërta ka ndodhur me karburantin, që ka shënuar sërish rritje të ndjeshme.