Britney Spears nuk I ka mbajtur dot lotët pasi mësoi se babai i saj, Jamie Spears, u pezullua nga kujdestaria e saj pas 13 vjetësh. “Britney shpërtheu në lot kur dëgjoi vendimin e gjyqtarit. Për një kohë tepër të gjatë, ajo kishte filluar të mendonte se nuk do ta shihte kurrë ditën kur kontrolli dominues i babait mbi çdo aspekt të jetës së saj do të përfundonte, por më në fund ndodhi. Ajo po kërcen nga gëzimi,” tha një burim pranë saj.