Gjykata e Korçës ka lënë në masën e sigurisë arrest me burg për 41-vjeçarin Ilir Çami, i cili plagosi me thikë ish të dashurën e tij. Gjatë seancës gjyqësore Çami ka shprehur pendesë për plagosjen, por ka ngritur pretendimin se Mandarina Çela ka përfituar prej tij shuma monetare në periudha të ndryshme që arrinin deri në 5 milionë lekë të vjetra.