Shërbimet e Policisë Kufitare Kakavijë, në kuadër të intensifikimit të kontrolleve të bazuara në analizën e riskut, për parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, në dalje të RSh-së, kanë goditur një rast të veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve. Një 31 vjeçar nga Kosova është vënë në prangat e policisë së Kakavijës pasi është kapur me kanabis në çantë. Gent Shala u arrestua pasi tentoi të kalonte kufirin me Greqinë, duke patur në çantë, lëndë narkotike kanabis. Sipas policisë mësohet se gjatë kontrollit në vijën e dytë, në çantën e 31 vjeçarit, shërbimet e Policisë Kufitare gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.