Një shqiptar nga Kosova, 48 vjeç, me banim në Belgjikë, dyshohet se ka vrarë të dashurin e ish-bashkëshortes së tij. Vrasja ka ndodhur të hënën në qytetin belg Deurne, afër një shkolle ku gruaja me të dashurin kishte shkuar për të marrë fëmijët e saj. Fëmijët po ashtu ishin dëshmitarë të kësaj ngjarje. Viktima është identifikuar si Ismet Osmanaj, 52 vjeç dhe ai u godit me një mjet të mprehtë. "Viktima vdiq në vend", tha policia e Antëerpenit.