Deputeti Kujtim Gjuzi ka postuar një video në llogarinë e tij në facebook, për të cilën si autor ka vendosur qytetin konservator. Në videon e publikuar prej tij, është një qytetar që pretendon se policia ka dhunuar një qytetar. Në videon e publikuar, që filmohet nga vetë qytetari që pretendon se është dhunuar dëgjohet ky i fundit, ndërsa i drejtohet policit duke i thënë “më keni këputur gishtat”, duke treguar edhe disa shenja në dorë. Ndërkohë, polici i kërkon të dalë jashtë, ndërsa për plagët në dorë, i thotë: “nuk është faji im që i re ti murit me grusht”. Dhune policore e shtetit te Edi Rames mbi qytetaret brenda ne komisariate e policise. Nuk asht në traditën zakonore qe dhandrri Edi Kristaq Rama te dhunoje qytetaret me terror policor dhe gjakim, shkruan Gjuzi.