E përfolur si kandidate potenciale në garën për Bashkinë e Tiranës, deputetja më e votuar grua nga opozita, Jorida Tabaku, refuzon një vendim të tillë. Në një intervistë për Top Neës, Tabaku theksoi se është votuar për të qenë në Parlament, e këtë besim nuk e lë në gjysmë. Një tentativë për të shmangur opozitën nga rruga e integrimit Europian, e konsideron vendimin e maxhorancës socialiste për të shkrirë Komisionin e Integrimit.