Ylli i popit Rita Ora, në një intervistë për Glamour, ka dhënë komentin e saj për ata që e gjykojnë për zgjedhjet e saj të guximshme në veshje. Siç thotë këngëtarja e njohur, i gjithë ky sulm që merr është mizogjen. Ajo tha se gratë në industrinë e shoë biz-it "trajtohen ndryshe" për sa i përket asaj që veshin dhe si sillen. “Kam kaluar gjithë karrierën time: të më gjykojnë njerëzit për atë që kam veshur, duke thënë: “Ajo është shumë e zhveshur”. Më duket jashtëzakonisht mizogjene”, tha Rita Ora.