Ish presidenti Donald Trump ka folur nga rezidenca e tij në Mar a Lago, pasi prokurori i përgjithshëm Merrick Garland emëroi një këshilltar special për të mbikqyrur hetimin e departamentit të drejtësisë për praninë e dokumenteve të klasifikuara në pronën e donald Trump në Florida. “Unë e kam dëshmuar se jam një nga njerëzit më të ndershëm dhe më të pafajshëm në historinë e vendit tonë”, tha ish presidenti.