Ukraina dhe Rusia kanë këmbyer 90 të burgosur të luftës. Ky është këmbimi më i madh mes dy shteteve në pothuajse pesë muaj. Moska dhe Kievi kanë kryer mbi 50 këmbime të të burgosurve që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës mbi dy vjet më parë, pavarësisht armiqësive që po vazhdojnë. Emiratet e Bashkuara Arabe kanë ndërmjetësuar marrëveshjen e fundit për këmbimin e të burgosurve.