Duke udhëtuar me gomone, anëtarë të klubeve të raftingut, transportojnë ushqime dhe ujë në zonat e përmbytura në qytetin e Bihacit, në veriperëndim të Bosnjes. Me qindra banorë janë të bllokuar atje, me shtëpitë e tyre të shndërruara në ishuj të vegjël në mes të ujit. Vec qindra shtëpive, edhe fusha të tëra të mbjella janë zhytur nën ujë në rajonin ku është shpallur tani gjendja e katastrofës për shkak të shirave të rrëmbyeshëm që ranë ditët e shkuara.