Rihanna shkëlqeu si një yll në ceremoninë vjetore “Golden Globe” të martën mbrëma në Los Angeles. Ajo anashkaloi tapetin e kuq, por u pa brenda me një fustan të zi dhe stoli diamanti. Ikona e popit ishte e shoqëruar nga i dashuri i saj, reperi Rocky. Ajo ka marrë vëmendje me një gjerdan dhe vathë diamanti Cartier dhe po ashtu me një stil unik të flokëve.