Një situatë ndryshe është regjistruar në një gjykatë në Mbretërinë e Bashkuar, teksa një I ri shqiptar ka thënë para trupit gjykues “më fal që u mora me rritje kanabisi”. Bëhet fjalë për Xhesi Hajdarin, I cili u arrestua pasi ra nga çatia e një shtëpie në Acocks Green kur policia hyri për të bastisur një banesë ku kultivohej kanabis. Brenda pronës në Ëestfield Road, oficerët zbuluan 150 bimë kanabisi me vlerë rreth 100,000 £. Hajdari u dënua me shtatë muaj burg pasi pranoi veprën penale të kryer. Duke folur përmes një përkthyesi në Birmingham Croën Court, 22-vjeçari tha: “Më fal Britani e Madhe, më fal gjykatës”.