Top News – Më e frikshme se një fantazmë… / Vrimat e zeza, ku gravitetit ‘gëlltit’ gjithçka
31/10/2021 17:35

Vrimat e zeza janë rajone në hapësirë ku graviteti është aq i fortë sa që asgjë nuk mund tu shpëtojë. Dhe ato, janë një temë e nxehtë këto kohë të fundit. Gjysma e cmimin nobel për fizikën në 2020-ën, iu dha Roger Penrose për punën e tij matematike që tregonte se vrimat e zeza ishin një pasojë e patjetërsueshme e teorisë së gravitetit të Einsteinit. Andrea Ghez dhe Reinhard Genzel ndanë pjesën tjetër pasi treguan se një vrimë e zezë e madhe ndodhet në qendër të galaksisë sonë. Vrimat e zeza janë të frikshme për tre arsye. Nëse bie në një vrimë të zezë që ka mbetur pasi një yll ka vdekur, do të tërhiqesh prej saj. Po ashtu, vrimat e mëdha të zeza që shihen në qendër të të gjitha galaksive, kanë orekse të pashtershme. Dhe vrimat e zeza janë vende ku ligjet e fizikës nuk funksionojnë. Pjesën më të madhe të kohës, vrimat e zeza super të mëdha që gjenden në qendër të galaksive, janë inaktive. Por kur ato bëhen aktive mund të gëlltisin yje dhe gaz, rajoni pranë një vrime të zezë mund të tejkalojë një galaksi të tërë që e mban atë. Galaksitë ku vrimat e zeza janë aktive, quhen quasarë. E pavarësisht se shumë është mësuar për vrimt e zeza dekadat e fundit, ka ende shumë mistere që duhen zgjedhur.

DIGITALB DIGITALB - OFERTA