Është parandaluar një rast i tentativës për të trafikuar armë zjarri, nga Kosova, drejt vendit tonë. Në kuadër të operacionit policor të zhvilluar nga Policia Kufitare e Morinës, në bashkëpunim me strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, është vënë në pranga një 26-vjeçar që tentoi të fuste në Shqipëri, 2 armë zjarri pistoleta. Në vijim, gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, në Shkodër, Policia gjeti një tjetër armë zjarri, municion luftarak, sasi dhe fara të cannabis sativës.