Kryeministri Albin Kurti ka udhëtuar drejt Spanjës, së bashku me kryeministrin Edi Rama dhe një sërë liderësh europiane për të marrë pjesë në kongresin e Internacionales Socialiste. Megjithatë, kjo vizitë është komentuar nga ekspertët dhe mediat në Prishtinë, sepse qytetarët e Kosovës nuk mund të udhëtojnë në Spanjë as me vizat e zonës Schengen. Pra, në këto kushte, mediat ngrenë pyetjen se me çfarë pasaporte hyri Kurti në Spanjë? Me vizat me të cilat pajisen qytetarët e Kosovës për të udhëtuar në zonën Schengen, nuk mund të hyhet vetëm në Spanjë. Nga pesë shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e kanë njohur Kosovën, Spanja është vendi me qendrimin më strikt.