Shqipëria bën një hap pozitiv drejt çeljes së grupkapitullit të fundit të negociatave me Bashkimin Europian. Përfaqësuesit e 27 vendeve anëtare të unionit autorizuan presidencën daneze të ftojë Shqipërinë për të paraqitur pozicionin negociues për bujqësinë dhe kohezionin. Kreu i ekzekutivit, Edi Rama e konsideroi progesin e Shqipërisë dinamik, teksa më herët ka shfaqur ambicien për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian brenda vitit 2030.