Një 20-vjeçar është vënë nën hetim nga policia e Tiranës, pasi ka shkrepur një pistoletë imituese në oborrin e një shkolle në zonën e Farkës. Ngjarja ka ndodhur ditën e enjte, një ditë pas masakrës së ndodhur në një shkollë në Beograd, ku një 14 vjeçar vrau 8 fëmijë dhe rojen e shkollës.