Tre persona, të cilët qarkullonin të armatosur në Vlorë kanë rënë në prangat e forcave të posaçme “Shqiponja”, një prej të cilëve i shpallur në kërkim për një vrasje që daton tre vite më parë. Në duart e forcave të posaçme “Shqiponja” mbërritën në rrugë operative, disa informacione lidhur me tre shtetas që lëviznin të pajisur me armë zjarri në lagjen “Ujë i ftohtë” në Vlorë, duke shkaktuar panik për qytetarët. Efektivët e Shqiponjave organizuan operacionin policor të koduar “Ëaves”, ku lokalizuan dhe ndaluan automjetin me të cilin qarkullonin tre shtetasit.