Policia ka arrestuar në flagrancë një shofer autobusi në Pogradec, pasi është konstatuar i dehur. Sipas policisë, ai drejtonte autobusin me 36 pasagjerë, nga Korça në drejtim të Tiranës, ndërsa në Qafë-Plloçë gjatë kontrollit ka rezultuar nën efektin e pijeve alkoolike në masën 0.75 mg/l.