Lideri i Rithemelimit, Sali Berisha ishte pasditen e të hënës në zonën e Kamzës, ku prezantoi edhe kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e këtij qyteti, Arjan Hysën. Berisha vlerësoi maksimalisht kandidatin e koalicionit më të madh opozitar, si një njeri me përkushtim dhe kërkoi nga banorët e Kamzës që t’i japin votën.