Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë të pandryshuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për Bashkim Muratajn, i arrestuar më 11 gusht të këtij viti nga policia, si pjesë e një grupi kriminal të trafikut të lëndëve narkotike. Murataj kishte apeluar vendimin e Shkallës së Parë, por pavarësisht kërkesës së mbrojtes, Apeli e ka gjykuar të drejtë masën shtrënguese ndaj tij, duke e lënë sërish në ‘Arrest në burg”.