Rreth 4 persona ende nuk janë gjetur, pas mbytjes së gomones në kanalin e La Manch, në orët e para të mëgjesit të së shtunës. Nga 60 persona që po tenontin kalimin nga Franca në Britani, vetëm50 prej tyre u shpëtuan nga autorietet franceze dhe ato britnike, ndërkohë që deri më tani 6 migrantë janë shpallur të vdekur. Lidhur me këtë ngjarje, Daily Mail shkruan se migrantët nuk ishin klientë të shtetasve shqiptarë, të cilët shpesh herë janë parë në rrjetet sociale duke u bërë thirrje shtetasve të huaj që ata mund të sigurojnë kalimin në kanalin francez, përmes shumave monetare.