Arrest me burg vendosi gjykata e Gjirokastrës për 24 vjecarin Albi Muhollarin, të riun që mbyti nënë e tij me qese plastmasi pak ditë më parë në Përmet. Bëhet me dije se ai u shoqërua nga forcat e policisë në ambientet e gjykatës, për të shmangur ndonjë incident të mundshëm nga familjarët. Krimi i rëndë brenda familjes u shënua mbrëmjen e 3 qershorit, kur Albi pas një debati të castit që kishte me të ëmën Zeniat Muhollari, mori një qese plastmasi dhe e mbyti atë.