Gjykata e Posaçme ka konfirmuar masën e sigurisë “arrest në burg” ndaj katër të dyshuarve si autorë të rrëmbimit dhe vrasjes së 23 vjeçarit Renis Dobra. Masa e sigurisë “arrest në burg” u la e pandryshuar për të dyshuarit Petrit Çakraj dhe vëllezërëve Aleksandër, Kristi e Fatjon Bushgjokaj. Gjykata e Posaçme ka vlerësuar se nuk ka asnjë shkak ligjor për shfuqizimin ose zëvendësimin e masës së sigurisë.