Autoritetet britanike kanë ngritur një tjetër alarm lidhur me mbërritjen në rrugë ilegale të shqiptarëve në vendin ishullor. Së fundmi zyrtarë të Doverit, u kanë kërkuar banorëve të qytetit ku zbarkojnë më së shumti emigrantët e paligjshëm nga deti, që të mos i mirëpresin në shtëpitë e tyre. Kjo thirrje vjen pasi fundjavën e kaluar, një shtetas shqiptar u shfaq papritur brenda shtëpisë së një britanikeje, pasi kjo e fundit e kishte lënë derën hapur.