Laboratori i Mediave Digjitale, në Departamentin e Gazetarisë të Universitetit të Tiranës është Investimi më i ri në praktikat mësimore të studentëve, i pajisur me teknologjinë më të përparuar, i cili do t’u shërbejë studentëve të gazetarisë, por jo vetëm. Kryeministri Edi Rama pa nga afër insfrastrukturën e re, ndërsa u bë pjesë e një podkasti me të rinj të fushës së gazetarisë ku u pyet edhe për vendimi ne TikTok. Rama tha se qeveria nuk ka zgjidhje tjetër por ndërkohë po vijojnë negociatat me kompaninë.