28 deputetë të opozitës kanë zyrtarizuar kërkesën për shkarkimin e kryetares së Kuvendit Lindita. Kërkesa në fjalë e iniciuar nga grupimi ‘Alibeaj’ vjen pas seancës së funtit parlamentare, ku maxhoranca rrëzoi kërkesën e deputetëve demokratë për mocion me debat me kryeministrin Edi Rama për çështjen McGonigal. Si pasojë e bllokimit të foltores nga opozita, kryeparlamentarja mbylli seancën plenare, gjë kjo e lexuar si një shkelje e Rregullores së Kuvendit dhe Kushtetutës.