Kryeministri Edi Rama këtë të shtunë ka inspektuar procesin e punës në qendrën Shëndetësore në Belsh, ku u shpreh se kjo qendër po përmbyll fazën e parë të Programit Kombëtar, duke bërë kështu që në total të jenë 300 qendra shëndetësore . Bashkë me kreun e qeverisë ishte edhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila jepte detaje për procesin e vaksinimit, testin e Covidit dhe për mamografitë falas që u kryern gjatë muajit tetor.