10 vite e gjysmë burg është dënimi që drejtësia britanike dha për shtetasin shqiptar Rufat Kasamaj, i akuzuar për një rast abuzimi seksual me një vajzë të mitur 15 vjeçare. Sipas asaj që shkruajnë mediat britanike, ngjarja ka ndodhur shtatorin e vitit të kaluar, kur 15-vjeçarja sapo ishte ndarë me miqtë e saj në një bar në Ëestfield Stratford në Londër. Adoleshentja ndodhej nën efektin e alkoolit ndërsa shqiptari Rufat Kasamaj po e vëzhgonte deri në momentin që e mitura u nda nga miqtë.