Një nga markat më të njohura botërore, “Kim Kardashian West Beauty” nuk do të dalë për ca kohë në treg, sepse pas disa kohësh do të vijë më ndryshe. Lajmi u bë I ditur nga vetë Kim Kardashian, e cila ka njoftuar se kjo markë do të mbyllë faqen online për të ri-nisur më vonë me një pamje krejtësisht të re. Marka e modeles së njohur ka qenë dhe vazhdon të jetë shumë e suksesshme, ndërsa akoma nuk është i qartë shkaku që shtyu Kimin drejt këtij vendimi.