Një kullë mesjetare në qytetin italian të Bolonjës, e cila anon po aq sa kulla e famshme në Piza, është mbyllur nga frika se mund të shembet. Autoritetet kanë filluar të ndërtojnë një pengesë 5 m të lartë rreth Kullës Garisenda të shekullit të 12-të, për të mbajtur rrënojat në rast se ajo bie. Kulla 47 m anohet në një kënd katër shkallësh dhe grupi I monitorimit ka gjetur zhvendosje, të cilën Këshilli I qytetit e konsideroi shumë kritike.