Stafi diplomatik amerikan është larguar nga konsullata në qytetin kinez Chengdu, pas skadimit të ultimatumit 72 orësh. Kina urdhëroi mbylljen si reagim ndaj vendimit të SHBA për mbylljen e konsullatës kineze në Houston të Teksasit, javën e kaluar. Para skadencës së afatit, të hënën, stafi u pa të linte godinën, pllaka në hyrje u hoq dhe flamuri amerikan u ul.