Zemra financiare aziatike, Hong Kongu, dhe provinca fqinje kineze Guangdong, kanë anuluar me qindra fluturime të premten ndërsa frika nga tajfuni i fuqishëm Saola ka detyruar disa qytete të mbyllin bizneset, shkollat dhe tregjet financiare. Era me shpejtësi 200 km në orë po i paraprin tajfunit që pritet të prekë tokë mbrëmjen e të premtes apo mëngjesin e të shtunës, në Guangdong. Stuhia klasifikohet si një nga më të fuqishmet që godet provincën jugore që nga 1949-ta. Të gjithë fluturimet në hong kong, pas orës 2 të pasdites janë anuluar.