Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet për dosjen Partizani dhe ka nisur procesin e njohjes së të akuzuarve me dosjen dhe akuzat e ngritura ndaj tyre. Të pandehurit janë ftuar të paraqiten në SPAK për të firmosur mbylljen e hetimeve. Mbrojtja ligjore e Jamarbër Malltezit dhe Sali Berishës do paraqiten ditën e mërkurë për të kryer këtë akt procedurial. Së bashku me mbylljen e hetimeve, të pandehurit do të marrin edhe aktet përfundimtare në lidhje me akuzat që janë ngritur ndaj tyre nga struktura e posaçme.