Top News/ ‘Mburoja e lirisë’ përballë Kim Jong unit / SHBA e Koreja e Jugut nisin ‘lojërat e luftës’
04/03/2024 11:47

Koreja e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara nisën të hënën stërvitjet e mëdha ushtarake për të rritur gatishmërinë e tyre ndaj kërcënimeve bërthamore të Koresë së Veriut. Stërvitjet vjetore ushtarake po mbahen pasi Veriu rriti armiqësitë me zgjatjen e testimeve raketore dhe me ashpërsimin e retorikës më herët gjatë këtij viti. Forcat jugkoreane dhe amerikane do të zhvillojnë ushtrime të ndryshme në kuadër të stërvitjes “Mburoja e Lirisë” që do të zgjasë 11 ditë, tha Ministria e Mbrojtjes së Koresë së Jugut. Koreja e Veriut ende nuk është përgjigjur ndaj këtyre stërvitjeve të mëdha vjetore, që në të kaluarën i ka cilësuar si stërvitje për pushtim. Veriu ka kryer testime provokuese të armëve në të kaluarën në kundërpërgjigje të stërvitjeve të përbashkëta ushtarake të armiqve të saj. Ushtria jugkoreane tha javën e kaluar se do të kryente 48 stërvitje fushore me forcat amerikane gjatë kësaj pranvere. Kjo shifër paraqet dyfishim të stërvitjeve që dy shtetet kryen vitin e kaluar dhe në stërvitje do të përfshihen bombardime, sulme nga ajri dhe pengim të raketave. Që nga viti 2022, Koreja e Veriut ka kryer mbi 100 testime të raketave me qëllim që të modernizojë arsenalin e saj, përderisa bisedimet me SHBA-në dhe Korenë e Jugut kanë ngecur që një kohë të gjatë. Në përgjigje, SHBA-ja dhe Koreja e Jugut kanë zgjeruar stërvitjet e tyre dhe është rritur numri i dislokimit të aseteve ushtarake amerikane, sikurse i aeroplanmbajtësve dhe bombarduesve bërthamorë me rreze të gjatë veprimi. Këtë vit, Koreja e Veriut ka kryer gjashtë testime raketash dhe ka zhvilluar stërvitje me artileri. Lideri verikorean, Kim Jong Un, ka thënë se shteti i tij do të heqë dorë nga synimi i kamotshëm për një bashkim paqësor me Korenë e Jugut dhe do të ndërmarrë një qëndrim më agresiv ushtarak përgjatë kufirit të kontestuar detar me Korenë e Jugut. Po ashtu, Kim është zotuar se do të “asgjësojë” Korenë e Jugut dhe SHBA-në nëse provokohet, një kërcënim që ai e ka bërë edhe më parë. Hapat e ndërmarrë nga Veriu kanë rritur shqetësimet se ky shtet mund të bëjë provokime në kufijtë detarë dhe tokësorë me Jugun. Por, ekspertët kanë thënë se mundësia që Koreja e Veriut të kryejë ndonjë sulm të plotë është e vogël, pasi Pheniani i di se ushtria e tij është më e vogël sesa forcat amerikane dhe jugkoreane.

Top Channel/ Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll: “Duan të tërheqin Turqinë në luftë”!
07/04 15:04
Top News – ‘Trump nuk vjen po s’i dhamë portin’. Deputetja e PS mbron pr.ligjin në portet turistike
07/04 14:35
Top News – Portet turistike private. PD-Ligj klientelist, do ta çojmë në Kushtetuese
07/04 13:30
Top News – Ura për motrën, Gjyqi ndaj ish kryebashkiakes, pyeten 4 deputetë të PD
07/04 13:30
Top News- Sabotimi i gazsjellësit serb/ Akuza nga Kievi: Rusia po ndërhyn te zgjedhjet hungareze
07/04 12:04
Top Channel/ Alarm për karburantin e avionëve: BE takim urgjent, kufizime në aeroportet italiane!
07/04 12:04
Top Channel/ Lufta e Iranit godet ekonominë e Gjermanisë: Janë prekur 90% e prodhuesve!
07/04 11:41
Top Channel/ Artemis II, përfundon misioni drejt Hënës: Pamë gjëra që s`i ka parë kurrë asnjeri!
07/04 11:37
Top News- Dodik i rikthehet ‘dashurisë ruse’/Ekstremisti serb i Bosnjes vijon narrativën pro Putinit
07/04 11:11
Top News – ‘Trump është iluzionist’/ Irani nuk dorëzohet – Do vijojmë luftën
07/04 10:24
Top News – Zgjidhja për mbrojtjen e infrastrukturës.Irani thirrje qytetarëve–Shkoni në termocentrale
07/04 10:21
Top News – Izraeli ultimatum iranianëve. Seri sulmesh ajrore- Shmangni trenat dhe rrugët
07/04 09:53
Top News – Kush po e drejton Iranin? Khamenei i ri i vendit, në koma që prej datës 28 shkurt
07/04 09:24
Top Channel/ Sulm i Izraelit, Goditet fusha më e madhe të gazit në botë
06/04 23:02
Top News – Trump: Iranianët na duan, por… Presidenti amerikan flet për ultimatumin ndaj Teheranit
06/04 23:00
Top Channel/ “Artemis II” thyen rekord, Kurrë një ekuipazh kaq larg Tokës
06/04 22:58
Top Channel/ Trump: Iranin e zhduk brenda natës, kanë afat deri të martën
06/04 22:54
Top News – Eksplozivët në Serbi ndezin tensionet rajonale. Ukraina: Mund të jetë ndërhyrje ruse
06/04 21:30
Top Channel/ Astronautët e Artemis II hyjnë në sferën gravitacionale të ndikuar nga Hëna, pritet…
06/04 20:54
Top Channel/ Irani refuzon armëpushimin, Trump: Kanë afat deri nesër, po të kisha mundësi…
06/04 20:11