Top News – Mbron ‘flotën hije’ me avionë luftarakë / Rusia merr masa, lëvizja e parë e këtij lloji
20/05/2025 13:53

Deri javën e kaluar, një flotë sekrete anijesh që transportonin naftë ruse nëpër botë nuk kishte treguar ndonjë lidhje të qartë me Kremlinin. Por kjo ndryshoi kur, në një përshkallëzim dramatik, Rusia përdori një avion luftarak në një përpjekje të dukshme për të mbrojtur një nga cisternat që mendohet se është pjesë e flotës. Pasi ushtria estoneze kontaktoi Jaguar, një anije cisternë pa flamur, e sanksionuar nga Mbretëria e Bashkuar më herët këtë muaj, në një përpjekje për të kryer kontroll në bord, një avion luftarak rus Su-35 fluturoi pranë anijes duke hyrë madje në hapësirën ajrore estoneze, thanë Forcat e Mbrojtjes së Estonisë. Ushtria përfundimisht e shoqëroi anijen cisternë jashtë ujërave estoneze. "Kjo është diçka e re," u tha gazetarëve të enjten Ministri i Jashtëm estonez në një takim të NATO-s në Turqi. Rusia tani "zyrtarisht është lidhur" me të ashtuquajturën flotë në hije, shtoi ai. Edhe të tjerë zyrtarë janë në një mendje. “Ky duket të jetë një ndryshim i madh në mënyrën e të menduarit të Kremlinit”, tha për CNN Ed Arnold, bashkëpunëtor në Institutin Mbretëror të Shërbimeve të Bashkuara, një grup ekspertësh me seli në Mbretërinë e Bashkuar.

Top News – Trump: Jemi në luftë!/ Çfarë ndodh tani pas rrëzimit të dy avionëve amerikanë nga Irani
04/04 10:31
Top Channel/ Udha e kryqit, Papa Leoni mesazh për luftën
03/04 23:37
Top Channel/ Çfarë fshihet pas rrëzimit të avionit amerikan në Iran? E zbulojnë analistët
03/04 23:19
Top News- SHBA në kaos në Lindjen e Mesme, dy avionë luftarakë të rrëzuar në pak orë
03/04 22:58
Top News- Irani rrëzon tjetër avion amerikan, A-10 u godit në zonën e Hormuzit
03/04 22:57
Top News- Rrëzohet F-15E-ja luftarake amerikane, Irani godet avionin e parë nga nisja e luftës
03/04 22:56
Top News- Ukraina ngadalëson përparimin e armikut, çliron tokën, shteron arkën e luftës së Rusisë
03/04 22:55
Top Channel/ Treni me 412 pasagjerë del nga shinat në Rusi, plagosen 22 persona, dyshohet se…
03/04 22:45
Top Channel/ Bombardohet ura më e madhe në Iran, Trump publikon pamjet, 8 të vdekur e 95 të plagosur
03/04 22:43
Top Channel/ Tensionet në Lindjen e Mesme, anija franceze kalon Ngushticën e Hormuzit
03/04 22:41
Top Channel/ Rrëzohet avioni amerikan në Iran, Shtëpia e Bardhë: Presidenti është njoftuar
03/04 20:04
Top Channel/ “Të hapet urgjentisht Hormuzi”, Londra takim me 40 shtete: Ftohet edhe Kosova!
03/04 11:58
Top Channel/ Irani, Trump shënjestron urat e centralet elektrike: Shkatërrimin s`e kemi nisur ende!
03/04 11:57
Top News – Miliardat e luftës me Iranin. SHBA ‘sforcon’ xhepat për konfliktin në Lindjen e Mesme
03/04 11:41
Top Channel/ Greqia goditet nga stuhia “Erminio”: Rruhët kthehen në lumenj, viktima e dëme!
03/04 11:27
Top Channel/ Nuk iu bind, Hegseth shkarkon shefin e ushtrisë së SHBA: “Po del në pension”!
03/04 11:17
Top News – ‘SHBA, krime lufte në Iran’. Letra e 100 ekspertëve të së drejtës ndërkombëtare
03/04 10:59
Top Channel/ Skandal rozë në Itali, Ministri i brendshëm lidhje me një gazetare
02/04 23:00
Top News- Trump i irrituar me kryeprokuroren për dosjen Epstein, e shkarkon nga detyra
02/04 22:58
Top News- Paralajmërimi: SHBA përballet me rreziqet më të mëdha në këto 80 vitet e fundit
02/04 22:56