Në Gjykatën e Posaçme u mbajt këtë të hënë seanca e radhës e gjykimit në themel për dosjen ‘Partizani’, ku avokatët e ish Kryeministrit Sali Berisha hodhën sërish poshtë pretendimet e SPAK dhe akuzuan prokurorët e posaçëm për ngritjen e akuzave të motivuara politikisht.