Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile u është drejtuar me dy shkresa respektive 61 bashkive, 12 prefekteve dhe Policisë së Shtetit lidhur me situatën e zjarreve në vend. Sipas shkresës, të bërë publike nga Ministria e Mbrojtjes, thuhet se sipas të dhënave paraprake, kjo periudhë është problematike për zjarrvënien e qëllimshme për marrjen e masave për përballimin e zjarreve.