Një artikull i medias ekuadoriane ‘El Universo’ zbardh lidhjet e Dritan Rexhepit me kupolën më të lartë drejtuese të vendit. Në shkrim thuhet se Rexhepi u zhduk nga radarët e autoriteteve ekuadoriane në fillim të vitit 2022, kur nuk respektoi masat e caktuara nga gjyqtari, Diego Poma. Në vend të burgut, ndaj tij ishte caktuar përdorimi i prangave elektronike, detyrim paraqitje dhe ndalimit të daljes jashtë vendit.