Këtë të dielë do të mblidhet Kryesia e Partisë Demokratike për të miratuar andidaturat për kryetar partie dhe rregullat e propozuara nga Komisioni Zgjedhor për zgjedhjet brenda partisë që do të zhvillohen me 13 qershor. Sekretari i Përgjithshëm demokrat, Gazment Bardhi, në një njoftim për mediat fton anëtarët e Kryesisë të jenë të pranishëm në mbledhje. “Të nderuar anëtarë të Kryesisë, Mbledhja e Kryesisë të dielën, më date 23 Maj, do të zhvillohet në orën 18:00. Rendi i ditës: Miratimi i kandidaturave për Kryetar. Miratimi i rregullave të propozuara nga Komisioni Zgjedhor për procesin zgjedhor. Lutem të sigurohet pjesëmarrja në mbledhje! Me respekt, Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi'