Një sulm bërthamor rus do të ndryshonte kursin e konfliktit dhe me siguri që do të provokonin një reagim fizik nga aleatët e ukrainës e ndoshta edhe nga organizata e atlantikut verior – tha një zyrtar i lartë i NATO-s të mërkurën. Cdo përdorim armësh bërthamore nga Moska do të kishte pasoja të paprecedentta për Rusinë – tha zyrtari në prag të një takimi me dyer të mbyllura të grupit të planifikimit bërthamor të NATO-s. Duke folur në kushte anonimiteti, ai tha se një sulm bërthamor nga Moska do të pasohej me siguri të plotë nga një reagim fizik i shumë aleatëve dhe ndoshta edhe nga vetë NATO-ja.