Liderët e NATO-s janë mbledhur të martën në Madrid, në atë që konsiderohet të jetë një prej samiteve më të rëndësishme të aleancës perëndimore në vitet e fundit, pas sulmit të paprovokuar të Rusisë në Ukrainë. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se në samitin treditor, do të arrihet dakordësi për një paketë të re ndihme për Ukrainën në fushën e komunikimeve, sistemeve anti-dronë dhe naftës. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky pritet të flasë para liderëve të NATO-s dhe aleatëve të saj, përmes lidhjes video.