Kryeministri Edi Rama për pak minuta foli për mediat lidhur me bisedën e zhvilluar në mbledhjen e kryesisë mbrëmjen e kësaj të enjte. Kreu i qeverisë bëri me dije se Këshillimi Kombëtar ka qenë tema kryesore e diskutimit në selinë rozë, por nuk u fol vetëm për të. Rama tha se u fol edhe për zgjatjen e mandateve të vettingut, ku u shpreh se çdo gjë që na bashkon është pozitive dhe se ka ende llum për të pastruar në sistemin e drejtësisë.