Në Nju Jork, java e ngjeshur me takime në organizatën e kombeve të bashkuara nuk është shfrytëzuar vetëm për diplomaci e rend global. Delegacionet e mbi 150 shteteve me mijëra shoqërues kanë ndikuar edhe në rritjen e inflacionit në industrinë e seksit. Sipas PageSix, suplement gossip i Neë York Post, çmimet për shërbimet e punonjëseve të seksit u rritën me 25 për qind në Nju Jork këto ditë. Shifrat u referohen sektorit VIP të kësaj industrie, me çmime që shkuan nga 3 deri në 5 mijë dollarë në ditë.