Pas përfundimit të mbledhjes me dyer të mbyllura, të 43 deputetëve të opozitës, e thirrur nga Gazment Bardhi, ky i fundit deklaroi se qëllimi i këtij takimi është bashkimi dhe unifikimi i aksionit opozitar. Më tej, Bardhi tregoi edhe një pjesë të axhendës për sesionin e ri parlamentar, ndërsa shtoi se do të rikonceptohet komisioni i ri i reformës zgjedhore.