Të enjten e 2 shtatorit socialistët do të mblidhen për Asamblenë e PS, ku do të zbulohen emrat e kabinetit të ri me të cilët do të drejtohet qeveria Rama në mandatin e tretë. Kjo mbledhje do të nisë me fjalën e kryeministrit Edi Rama dhe do të vijojë me zgjedhjen e kryesisë së re, drejtuesve politikë të qarqeve dhe sekretariatit ekzekutiv të partisë.