Në sipërfaqe si doreza, gota qelqi, pjata dhe ekrane smartfonësh, koronavirusi mund të rezistojë nga minimumi 3 sekonda në një maksimum prej 2 minutash. Gjithcka varet nga materialet, temperatura dhe lagështia. Këtë e pohon një kërkim i publikuar në revistën Physics of Fluids, kryer në gjashtë qytete në amerikë, azi dhe australi dhe të koordinuar nga instituti indian i teknologjisë në bombei. Rezultatet e këtij studimi mund edhe të shpjegojnë përhapjen e ngadaltë apo të shpejtë të infeksionit në një qytet të vecantë, krahasuar me të tjerë. Ky mund të mos jetë faktori i vetëm, por sigurisht që ka rëndësi në shkallën e rritjes së infeksioneve – kanë thënë kërkuesit.